THAÇI: PDSH do të vazhdojë të mbështes procesin e ndryshimeve kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në zyrat qendrore të OSBE-së në Shkup zhvilloi takim me shefin e misionit të OSBE-së në vend, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe për procesin e reformave.

Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe procesin e reformave sistemore për integrim sa më të shpejtë të vendit në NATO dhe BE.

Marketing