Thaçi: PDSH-ja në zgjedhjet presidenciale tregoi se është parti e fortë

Zgjedhjet presidenciale treguan fuqinë tonë dhe ato parlamentare do të jenë sfiduesi i ardhshëm për bashkimin e partisë, tha kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) Menduh Thaçi para anëtarëve dhe funksionarëve të partisë në darkën e përbashkët të iftarit në Tetovë.
Anëtarësimi në NATO, sipas Thaçit, është suksesi kryesor në të cilin aspiron partia.

Zgjedhjet e fundit presidenciale argumentuan se PDSH-ja është një parti e fortë politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e cila arriti të mbijetojë në këto momente të vështira për vendin. Projekti i PDSH-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë një anëtare e plotë e NATO-s. Do të mbetet detyrë për të gjithë ne në PDSH, për të gjithë shqiptarët, që këtë parti ta strukturojmë, përforcojmë ta bashkojmë me elemente të caktuara të cilat janë larguar dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalim me kapacitet të fortë për të gjithë shqiptarët dhe vullnetin e tyre ta trasojmë aty ku duhet.

Unë besoj se se me përfshirjen tonë do demonstrojmë si parti se jemi të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni dhe do të luftojë për mënyrën konsenzuale të vendimmarrjes”, tha Menduh Thaçi.

Ai beson se edhe në rajon ka një situatë pozitive politike.
“Ky vit është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, për rajonin. Ekziston një dialog përfundimtar midis Serbisë dhe Kosovës, elita politike po integron mendimet e saj. Askush nuk duhet të shqetësohet për këtë, koncepti është shumë i qartë, Kosova do të jetë një shtet i pavarur dhe me faktin se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e NATO-s, ne do të ecim përpara”, thekson kreu i PDSH.