Thaçi për vizat: Shtetet e BE-së mos të mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të liberalizimit të vizave, është thirrje për shtetet e BE-së, që mos ta mbajnë Kosovën, si të vetmin vend të izoluar.

Marketing

Sipas tij, çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

Statusi i tij i plotë në Facebook:
Rezoluta e Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane dhe liberalizimit të vizave, është një tjetër thirrje për shtetet anëtare të BE-së që mos të mbajnë të izoluar edhe më tutje qytetarët e Kosovës.

E përshëndes këtë rezolutë, përkushtimin dhe mbështetjen e eurodeputetëve. Çdo vonesë në këtë proces është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe kundër dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.