Thaçi “pro” thirrjes së seancës së Kuvendit, propozon formim të Qeverisë të unitetit nacional

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi është “pro” iniciativës për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq ka propozuar që të formohet edhe Qeveri e unitetit nacional në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare.

Marketing

“Parlamenti duhet patjetër të riaktivizohet. Duhet të riaktivizohet, për shkak se ne jemi Republikë Parlamentare dhe gjithmonë kur kemi gjendje të jashtëzakonshme, të paqarta, ka mundësi që Qeveria, qeverisja t’i shkelë disa prej lirive të qytetarëve. Parlamenti është kontrollori i vërtetë i Qeverisë. Ne do ta mbështesim iniciativën për thirrjen e parlamentit por në seancën e parë do të propozojmë që të formohet qeveria e unitetit nacional, ku do të bëjnë pjesë të gjitha partitë parlamentare, partitë politike parlamentare”, tha Thaçi në konferencën për media.

Sipas Thaçit, formimi i Qeverisë së unitetit nacional ka për qëllim të ndajë përgjegjësinë te të gjithë subjektet politike njëjtë, “me qëllim që të luftohet kjo betejë” me virusin korona.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet sepse është koha e paqes, ndërkaq për betejën politike thotë se ka ende kohë.

Marketing