Thaçi: Rrezikojmë liberalizimin deri më 2020 nëse klasa politike nuk është e bashkuar

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nëse klasa politike kosovare nuk është unike sa i përket temës së liberalizimit të vizave, atëherë ky liberalizim mund të shtyhet deri më 2020.
Ai e dha këtë deklaratë në një konferencë për media pas kthimit të tij nga Nju Jorku ku ndodhej në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku edhe ishte takuar me zyrtarët më të lartë të SHBA-së, atyre evropianë dhe të OKB-së.

Marketing

“Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi një kontinuitet dhe qëndrim që përgjegjshëm dhe të disiplinuar që me një zë të flasim për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave në një afat sa më të shkurtër kohor prej disa muajsh”, ka thënë ai.

“Nëse ndodh e kundërta rrezikojmë që i gjithë procesi të shtyhet deri në vitin 2020”.

“Nëse ne jemi unik, kjo e arritur rezulton e përmbyllur në muajt e ardhshëm”.

Thaçi riktheksoi se opinionet e ndryshme sa i përket progresit të vendit rrezikon që ta shtyjë liberalizimin e vizave deri në vitin 2020, dhe se kjo është në duart e vetë kosovarëve.

“Nëse kemi opinione dhe zëra të ndryshëm dhe dallime sa i përket progresit, për interesa publikë ditorë atëherë liberalizimi rrezikohet deri në vitin 2020”.

“Vendimi për liberalizim të vizave është në duart tona”.

“Askush prej nesh nuk ka të drejtë të rrezikojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Marketing