Thaçi takohet me Erdoganin në New York

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kështu të paktën ka raportuar Anadolu Agency (AA).

Marketing

Por ky takim nuk është bërë i ditur nga vet presidenti Thaçi i cili ka publikuar vazhdimisht fotografi dhe detaje nga takimet e tjera që ka zhvilluar gjatë kësaj kohe në New York, në rrjetet sociale.
Një takim i tillë nuk është bërë i ditur as në njoftimet e Presidencës.

Sipas Anadolu Agency, në takim kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, Shefi për marrëdhënie me publikun në kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP, Cevdet Yilmaz.
Takimi i mbyllur për media është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, Erdogan është takuar edhe me presidentë të tjerë botërorë, si atë të Palestinës, Mahmoud Abbas dhe presidenten kroate Grabar Kitaroviq.
Erdogan po ashtu ka zhvilluar takime të ndara edhe me presidentin slloven Borut Pahor, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Marketing