Thaçi takon kryetarin e Tuzit, e uron për fitoren

Presidenti Hashim Thaçi e ka takuar kryetarin e Tuzit Nikë Gjeloshaj gjatë rrugës për në Budvë.

Marketing

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ka uruar Gjeloshajn për fitoren dhe i ka uruar suksese në krijimin e institucioneve në komunën e re.

“Në Tuz e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët”.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“.