Thaçi: Ti respektojmë standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR, Korien Jonker. Temë e bisedës ishte fushata zgjedhore dhe procesi i organizimi të zgjedhjeve presidenciale të 21 Prillit.

Marketing

Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se Partia Demokratike Shqiptare do të angazhohet maksimalisht për një fushatë demokratike dhe për një proces të rregullt të votimit, ku qytetarët e Maqedonisë Veriore do të mund lirshëm të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 21 Prillit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet presidenciale duhet të jenë demokratike sipas të gjitha normave ndërkombëtare, për të reflektuar pozitivisht drejt procesit integrues në BE, si dhe u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet shtabit zgjedhor të PDSH-së dhe OSBE/ODIHR-së të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Marketing