Thaçi u bën thirrje organeve të drejtësisë: Dhuna në familje është e papranueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për rastin e fundit në Prizren.

Marketing

Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.

Thaçi tha se nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtuar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu.

“Le të jetë kjo thirrja jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna. HTH.

Marketing