Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e gjashtë vjetorit nga vdekja e ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe një prej nënshkrueseve të Marrëveshjes së Ohrit Arbën Xhaferi, përkujtoi rolin e tij në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Thaçi, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, e vlerëson liderin e ndjerë të shqiptarëve në Maqedoni, si një prej politikanëve dhe intelektualëve më të mëdhenj shqiptarë.

“Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare, Arbën Xhaferi. Kontributi i tij si lider i shqiptarëve të Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre ishte i jashtëzakonshëm. Arbën Xhaferi do të kujtohet si politikan që sintetizoi me urtësi mendimin politik modern mbi një platformë pozitive kombëtare”, ka shkruar Thaçi në Fejsbuk.