“The Crown” në verë do të fillojë xhirimet e sezonit të ardhshëm

“The Crown” është vendosur të fillojë xhirimet e serialit të saj të pestë në korrik.

Sipas Variety, ekipi tashmë ka filluar të kthehet në ‘Elstree Studios’ me gjithë kastin e përkryer në realizimin e skenave për hitin e Netflix.

Seria e pestë vazhdon me Imelda Staunton në vend të Olivia Colman, ndërsa Mbretëresha dhe Elizabeth Debicki portretizojnë Princeshën Diana pasi Emma Corrin luajti në serinë e katërt.

Marketing

Sezoni i ardhshëm gjithashtu mendohet të prezantojë Dominic West si Princi Charles, teksa në serinë e katërt e luante Josh O’Connor.

Lesley Manville, 64 vjeçe, do të luajë si Princesha Margaret, të cilën më parë e kishte Helena Bonham Carter.

Jonathan Pryce, 73 vjeç, në anën tjetër do të marrë rolin e Princit Philip.

Xhirimet në serinë e pestë përfshijnë ndjekjet e rrepta kundër COVID-19, megjithëse Mbretërisha e Bashkuar shpreson të lehtësojë kufizimet gjatë gjithë verës me disa masa tashmë të lehtësuara.

Dy seritë e fundit të “The Crown” do të përfshijnë historinë e familjes mbretërore gjatë viteve 1990 deri në 2003. 

Marketing