“The Economist”: Maqedonia e Veriut është në vendet me përparim të madh

Në tekstin e gazetës së njohur “The Economist” me titul “Cili komb ka përparuar më shumë në vitin 2019″, Maqedonia e Veriut, Sudani dhe Zelanda e Re theksohen si vende të cilat më shumë kanë përparuar në vitet e kaluara, ndërsa fitues për këtë vit është Uzbekistani, vendi i cili, siç thuhet në gazetë” e ka hequr robërinë.

Marketing

“The Economist” vendin tonë e thekson si imprsionuese, për shkak të ndryshimit të emrit me qëllim të promovimit të paqes dhe fqinjësisë së mirë.

“Greqia kundërshtonte emrin e vjetër të vendi, Maqedonia, për shkak të rajonit grek me të njëjtin emër. Papajtueshmëria greke e ndaloi Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kështu, deputetët në Shkup e gëlltitën krenarinë dhe votuan për ndryshimin e emrit të shtetit. Votimi ndodhi në shkurt të viti të kaluar. Marrëdhëniet me Greqinë tani janë më të ngrohta. Burimi i mosmarrëveshjes tani është larguar nga rajoni i paqëndrueshëm”, shkruan “The Economist”.

Gazta shkruan se fitues për këtë vit është Uzbekistani i cili ka bërë reforma thelbësore, por siç theksohet në gazetë, vendi ka ende rrugë të gjatë para saj deri në përmbushjen e demokracisë.

Marketing