“The Guardian” ka nisur të përdor emrin Maqedonia e Veriut

Gazeta britanike “The Guardian” ka filluar të përdorë dhe shkruajë emrin Maqedonia e Veriut, edhe pse emri nuk ka marrë vizën zyrtare në Kuvend dhe nuk është ratifikuar.

Marketing

Gazeta ka publikuar një shkrim lidhur me 50 verërat më të mira në prag të festave të fundvitit, mes të cilave përmendet edhe “Krashotija” e kompanisë së verërave “Tikvesh”. Edhe disa media të tjera ndërkombëtare në disa raste kanë nisur të përdorin emrin Maqedonia e Veriut.