“The Simpsons” kishin parashikuar infektimin e Tom Hanks me koronavirus

Diagnostikimi i Tom Hanks me koronavirus ishte parashikuar nga “The Simpsons” në vitin 2007.

Marketing

Aktori, 63 vjeç, ishte shfaqur me një animacion, po ashtu nga “The Simpsons” ishte parashikuar që Donald Trump do të bëhej president dhe se do të ndërtohej “The Shard”, shkruan TheSun.

Në episodin ku shfaqet Tom, ai reklamon një “Grand Canyon” të ri dhe pretendon se qeveria amerikane e ka humbur besueshmërinë.

Tom u shtrua në spital pasi doli pozitiv me koronavirus së bashku me gruan e tij Rita Wilson në Australi dhe tani janë në izolim.

Ata dolën pozitv pas kontrollave, ngase kishin filluar të ndjehen të lodhur.

Një fans i “The Simpsons” tha se kjo situatë ishte parashikuar së pari aty, ku u parashikua se Tom Hanks do të mbyllej në karantinë.

Një tjetër shikues tha se “The Simpsons” e kishte parashikuar se Tom Hanks do të infektohej me koronavirus, por a do të parashikohet edhe mënyra e shërimit prej tij.

Tom po qëndronte në Australi për të punuar për projektin e ri filmik.

Marketing