‘The Sun’ ia dedikon gjithë ballinën Kosovës

Gazeta e mirënjohur britanike, ‘The Sun’, ka vendosur t’ia kushtojë ballinë e saj të ditës së shtunë Kosovës.Anglezët të dielën zbarkojnë në Kosovë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, të grupit A.

Marketing

Për tifozët anglezë që do të vijnë në Kosovë, është organizuar një mirëpritje e veçantë, e gjë e cila ka detyruar mediumet e njohura britanike të raportojnë për këtë gjë.

Është ‘The Sun’ që ka vendosur që komplet ballinën e saj t’ia dedikojë Kosovës.

Ky medium ka shkruar me shkronja të mëdha emrin e Kosovës në ballinën e tyre, duke vendosur edhe një zemër, e cila simbolizon dashurinë dhe respektin e kosovarëve për anglezët.

Aty përmenden edhe billbordet e vendosura për Raheem Sterlingun në Prishtinë.

Marketing