Thellë e më thellë me shkeljet ligjore

Kërkesa për kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rregullt dhe nisja e procedurës parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, sipas njohësve të çështjeve juridike, nënkupton edhe shuarjen përfundimtare të këtij organi special të akuzës, por edhe krijimin e tollovisë së re në drejtësi dhe gjyqësor. Bëhet fjalë për të paktën 17 padi kundër 93 ish zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015 kur ishte themeluar kjo prokurori, por që ende nuk kanë marrë epilog.

Marketing

Prokuroria Speciale u themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve që ishte edhe bazë për ngritjen e padive si dhe vlerësimit se hetimi nuk mund t’i lihej organeve të rregullta për shkak të humbjes së besimit, ndikimeve partiake dhe lidhjeve të ngushta me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Por, afera e fundit me rastin “Zhvatja” dhe arrestimi i Katica Janevës rrënuan kredibilitetin edhe të kësaj prokurorie, thonë njohësit e çështjeve juridike. “Me arrestimin dhe shqiptimin e masës së paraburgimin, ne nuk kemi Prokurori Speciale. Pra me këtë shuhet edhe Prokuroria Speciale. Çështja e lëndëve gjyqësore do të rregullohet e ligj të ri”, ka deklaruar Aleksandar Nakov, ekspert juridik Koha.mk

Marketing