Thellohet bashkëpunimi institucional ndërmjet Fondit Shëndetësor dhe Agjencionit të Barnave

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor , Faton Ahmeti në ambientet e Agjencionit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ‘’Malmed’’ realizoi sot një takim me drejtorin Lirim Shabani.

Marketing

Me këtë rast drejtori Ahmeti tha se bashkë me drejtorin u dakorduam për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin institucional ndërmjet Fondit Shëndetësor dhe Agjencionit të Barnave për të ofruar shërbime efikase pranë qytetarëve në këto periudha sfide shëndetësore.

Pandemia sipas Ahmetit ka qenë dhe është një sfidë e jona e përbashkët prandaj intensifikimi i bashkëpunimit dhe harmonizimi i politikave shëndetësore është prioritet institucional dhe shtetëror.

E përgëzoj dhe uroj drejtorin për përkushtimin dhe bashkërisht zotohemi për angazhim maksimal gjithmonë pranë qytetarëve dhe shëndetit të tyre u shpreh Ahmeti.

Marketing