Thellohet bashkëpunimi me Malin e Zi në fushën e mjedisit jetësor

Pjesë e delegacionit qeveritar të cilin e udhëheq kryeministri Zoran Zaev në Mal të Zi është edhe Sadulla Duraku, ministër i Ekologjisë. Duraku gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me homologun e tij Pavle Raduloviq.

Marketing

‘Në Podgoricë, para seancës së përbashkët të dy qeverive, takova homologun tim z. Pavle Raduloviq. Në takim shkëmbyem përvojat dhe arritjet në fushën e mjedisit, ujrave, ndryshimeve klimatike, deponive dhe shqyrtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë midis dy vendeve fqinje.’, k shkruar ministri i ekologjisë Sadulla Duraku në facebook.