Thellohet varfëria tek qytetarët që punojnë dhe marrin pagë

Varfëria që përcillet brez pas brezi është një nga problemet më të gjata të shoqërisë së Maqedonisë së Veriut. Sektori i OJQ-ve, beson se është e nevojshme që këtyre familjeve tu mundësohet aktivizim më i madh në tregun e punës. Këta njerëz nuk duhet të shihen më si figura dhe statistika, por si njerëz që duhet të ndihmohen, thonë organizatat e shoqërisë civile. Më shqetësuese është fakti që varfëria po thellohet në mesin e qytetarëve që janë të punësuar dhe marrin paga.

Marketing

Të bëhet një studim rasti, si ta nxjerrim atë person nga varfëria. A ka nevojë për aktivizim, në kuptimin që është një person i aftë për punë dhe kam nevojë për kualifikime shtesë, që të mund të hyjë në procesin e punës. Apo është ai një person që duhet ti plotësohen nevojat sociale, nëse ai jeton në kushte substandarde – a ka ujë, ushqim, a ka nevojë për stabilitet financiar, që vetëm pas kësaj të aktivizohet në një faze të dytë”-tha Biljana Dukovska, kryetare e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë.

Shumica e qytetarëve me të cilët biseduam thanë se ai që ka lindur i varfër, vështirë e ka të luftojë kushtet themelore të jetesës. Por disa thonë se si popull më shumë ankohemi, sesa që përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat.

“Ka një varfëri të vogël. I shikoj njerëzit, kam një tezgë në Bunjakovec dhe i shikoj klientët, shumë dobët. Nuk ka blerës, nuk ka njerëz. Bëjë pazar për çmimin, edhe atë e teprojnë. Ata kërkojnë sendet që janë 200 denarë ti marrin për 100. “

“Pa nënvlerësuar njerëzit që janë me të vërtetë në një situatë të vështirë ekonomike, por kur e shikon në përgjithësi unë mendoj se ne jemi më tepër të varfër në kokën tonë sesa në xhepat”.

Të dhënat e Shoqatave janë alarmante. Mbi 460 mijë qytetarë në vend nuk mund të përballojnë tre vakte në ditë. Alsat vizitoi OJQ-nëm Banka e Ushqimit në Shkup, e cila arrin të zbusë këto të dhëna negative në baza mujore për rreth një mijë qytetarë duke iu dhënë atyre pako me produkte themelore ushqimore.

Rreth 20,000 bukë të ndryshme ose produkte brumi shpërndahen për përdoruesit e fundit çdo muaj. Dhe nëse shumëzohen me 12 kemi një numër prej 300,000 copë. Një listë është siguruar nga Qendra për Punë Sociale për shpërndarjen e paketave, ti thërrasim njerëzit, dhe pamë se katër prej tyre kanë vdekur. Kjo do të thotë se një lloj ndihme sociale që e marrin këta njerëz – të ndjerë, kush e merr atë ndihmë?-tha Dushko Hristov, Banka e Ushqimit.

Qëndrimi i autoriteteve është se paketa e masave sociale tashmë po zvogëlon varfërinë në vend, e cila është 22%. Shoqatat qytetare me një mesazh për këtë dhe të gjitha qeveritë e ardhshme: politika ti largojë duart nga varfëria, sepse kryesisht manipulohen njerëzit në rrezik shoqëror.

Marketing