Thiago nënshkruan kontratë katër vjeçare me Liverpool

Thiago Alcantara do të nis sezonin e ri me skuadrën e Liverpool.

Marketing

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, kishte bërë të ditur qysh kohë më parë se do të largohet nga Bayern Munich.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, lojtari tashmë ka vënë firmën në kontratën me Liverpool.

Thiago thuhet të ketë nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Liverpool dhe tifozët e kësaj skuadre po prisnin tash e një kohë për një lajm të tillë. Tashmë të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të marrëveshjes.