Thirje publike nr.05/2019 për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019

Lëndë e kësaj shpallje është shpërndarja e mbështetjes financiare për masën 131 – Bashkimi ekonomik i ekonomive bujqësore për kryerje të përbashkët të veprimtarisë bujqësore, përkatësisht për nënmasën 131.1 – Ndihmë për themelim dhe funksionim të kooperatave bujqësore të regjistruara në Regjistrin e kooperatave pranë MBPEU
Të drejtë në shfrytëzim të mjeteve kanë Kooperativat bujqësore të regjistruara në Regjistrin e kooperatave pranë Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në pajtim me Ligjin e kooperatave bujqësore
Mbështetja financiare shpërndahet në shumën prej 100% nga shpenzimet totale të pranueshme të realizuara.
Mbështetja financiare për pagesë për udhëheqësin e kooperatës bujqësore e cila sipas kushteve të përcaktuara mund të realizon të drejtën e ndihmës nga ky lloj në shumën prej 100% në vitin e parë, nga rroga mesatare e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e kaluar, me ulje prej 20% për çdo vit të ardhshëm në periudhën jo më gjatë se pesë vjet.

Mbështetja financiare për angazhim të një personi nga sfera e shkencave bujqësore dhe veterinës, në pajtim me llojin e kooperatës bujqësore në shumën jo më shumë se rroga mesatare e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e mëparshëm (për kooperatat bujqësore në shkallë të gjerë)
Mbështetja financiare e dhënë është e pakthyeshme.
Afati përfundimtar i parashtrimit të kërkesës për pagesë është:
për gjysmën e parë të vitit më së voni deri më 15 korrik 2019
për gjysmën e dytë të vitit më së voni deri më 15 janar 2020

Për informata më të hollësishme ndiqni web faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk