Thirrja e Ambasadës britanike për tifozët anglezë: Një mikpritje e ngrohtë ju pret në Kosovë

Nesër ( e diel) në Stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Euro 2020 në mes Kosovës dhe Anglisë.

Marketing

Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka përshkruar Kosovën si vend mikpritës dhe me njerëz miqësorë.

“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës angleze.

Marketing