Thyen xhamin, merr valixhen dhe ikë – grabitja spektakolare që zgjati vetëm 7 sekonda (VIDEO)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në San Francisco, SHBA ndërsa e gjithë ngjarja është fiksuar nga kamera në bordin e një makine.

Marketing

Fillimisht një “Honda” e zezë që ndalet pas një tjetër makine me ngjyrë të hirtë, e cila ishte ende në lëvizje. Por kur makina me ngjyrë të hirtë ngadalëson shpejtësinë, nga makina tjetër del një burrë i cili me shpejtësi thyen xhamin e bagazhit dhe nxjerr një çantë.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda 7 sekondave.

Mediat amerikane shkruajnë se brenda çantës kishte pajisje për kamera dhe dronë, të cilat kapnin vlerën e 7 mijë dollarëve.

Marketing