Thyhet rekordi në dhurimin e gjakut në Dibër

Iniciativës së Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër për “Dhurim Gjaku”, e cila u organizuar për hir të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, sot iu përgjigjen një numër rekord i qytetarëve, shumica e të cilëve ishin të moshës së re.

Marketing

Me këtë pjesëmarrje, që në historinë e Dibrës është numri më i madh i dhuruesve që ka ndodhur ndonjiherë -69 persona, qytetarët iu përgjigjen thirrjes fisnike dhe humane të rinisë, edhe përskaj tendencës për ta ndotur këtë iniciativë, nga disa grupacione të izoluara politike që kanë “humbur rrugën në oborrin e tyre” dhe janë bërë qesharak dhe jo seriozë, aq sa edhe as grupacuoni nuk beson kryetarin dhe as kryetari grupacionin, e cila u pa edhe gjatë reagimit të djeshëm dëshpërues.

Me këtë, edhe njëherë qytetarët dëshmuan se janë më të zgjuar se të gjithë politikanët dhe se ata janë çdoherë në mbështetje të vlerave dhe të qëllimeve të pastra e humane, kushdo ata t’i organizon.

Iniciativa të këtilla, ne si BDI do të vazhdojmë që të organizojmë edhe më tej, gjithçka në shërbim të mirëqenies qytetare, me shpresë që të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë të na bashkohen dhe sëbashku të punojmë për qytetin dhe qytetarët tanë. Kjo ftesë u drejtohet edhe atyre që me çdo kusht mundohen të bëjnë opozitarizëm, duke mos e dituar se opozitarizmi i së mirës është e keqja dhe i garantojmë se edhe ne do të jemi përkrahësit e tyre në iniciativa për të mirën e qytetarëve, iniciativa që gjer sot u kanë munguar dhe për të cilat dyshojmë se dinë t’i bëjnë.

 

 

Marketing