Tielemans: Nuk mendoj se kam shënuar ndonjë gol më të mirë se ky tani

20:33 | 15 Maj 2021

Marketing

Mesfushori i Leicester Cityt, Youri Tielemans është shprehur i kënaqur për trofeun e parë të FA Cup në histori të klubit.

Tielemans shënoi një gol fantastik nga lagësia me një goditje në min 63′ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij, shkruan lajmi.net.

Goli i tij doli vendimtar në këtë finale, pasi i siguroi trofeun e FA Cup.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me fitoren dhe theksoi se kjo fitore i dedikohet ish-presidentit Vichai, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

“Çfarë momenti, jam vërtet i lumtur sot. Jam vërtet i lumtur për këtë gol, kam shënuar disa gola, por asnjëri nuk është si ky”, tha ai.

“Ishte shumë emocionuese të shënoj në finale të FA, e bëra për të gjithë tifozët e Leicesterit, kur shihja lart shihja djalin e presidentit të ndjerë dhe ai do të ishte krenar për këtë arritje, por kjo fitore shkon për të”, shtoi ai.

“Është e mrekullueshme, jam ende i emocionuar, jam i kënaqur me tifozët, tani mund të festojmë në shtëpi”, tha Tielemans.

Tielemans u pyet edhe për golin e anuluar të Chelseat.

“Por, faleminderit VAR, por ishte një vendim i vështirë por jemi të lumtur me fitore. Schmeichel na mbajti në lojë me dy pritje të mrekullueshme, jemi të kënaqur me të”, përfundoi Youri Tielemans./Lajmi.net/

Marketing