Tifozët e Borussia lagin me birra drejtuesit e Bayern pas golit (VIDEO)

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur në ndeshjen kryesore të Bundesliga mes Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih, fituar 3-2 nga vendasit. Në momentin që Paco Alcacer shënoi golin e fitores, drejtuesit e Bayern, presidenti Uli Hoeness dhe drejtori sportiv Rummenige kanë protestuar, duke kërkuar ndërhyrjen e VAR.

Por disa tifozë të Borussia që ndodheshin pas tyre kanë reaguar edhe më ashpër, duke lagur me birrë drejtuesit bavarezë, që nuk e kanë pritur aspak mirë këtë veprim. Drejtuesit e Bayern janë ngritur në këmbë dhe janë kthyer nga tifozët e Borussia, duke hapur krahët dhe kërkuar shpjegim për këtë gjest tyren.

evn