Tifozët e Brazilit tallen me Messin: S’e kam parë Messin, a po luan ai për Argjentinën?

Brazili do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, por tifozët e Selecaos nuk janë aspak të brengosur se Kombëtarja e tyre do ta ketë përballë Lionel Messin.

Marketing

Në fakt, disa tifozë të Brazilit të intervistuar në rrugë madje janë tallur me 32-vjeçarin e Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e kam parë Messin, a luajti a?”, tha një përkrahës i Brazilit.

“A ishte ai në lojë a? A po luante futboll ai?”, pyeti një tjetër.

Edhe një tjetër tifoz brazilian u duk aspak i shqetësuar për numrin 10.

“Messi nuk do të bëjë asgjë. Ai është futbollist që nuk e përballon dot presionin në ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e fortë, por Messi nuk do të bëjë asgjë”, tha ai.

Ndërsa një tifoz tjetër pati kritika për paraqitjet e 32-vjeçarit në Kupën e Amerikës.

“Gjithmonë është argëtim të luash ndaj Argjentinës, plus Messi nuk ishte në fushë në katër ndeshje radhazi. Messi luan vetëm me Barcelonën, jo me Argjentinën”, tha ai.