Tifozët e Inter nuk e duan Icardin: ‘E bëri vet varrin e tij’

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, nuk është i dëshiruar më as nga tifozët e skuadrës së Inter.

Marketing

Lojtari i mungoi skuadrës së tij për gjashtë javë, dhe ka disa probleme të pasqaruara me trajnerin Luciano Spalletti.

Ai u rikthye në formacionin e parë në ndeshjen e kaluar, madje edhe shënoi gol, por tifozët më nuk e kanë pëlqimin e dikurshëm për të.

Ultrasit e Inter janë shprehur se nuk e duan në skuadër më qendër sulmuesin, duke thënë se ai vet e bëri varrin e tij.

“Ne nuk e falim Icardin. Ai nuk mund të jetë e ardhmja e Inter. Ai refuzoi të veshte fanellën në momentet kur na u desh më së shumti, ai bëri varrin e tij” janë fjalët e ‘Curva Nord’.

Sulmuesi është në listën e skuadrës edhe për ndeshjen e së dielës, të cilën skuadra e Inter e luan kundër Atalantas, në ‘San Siro’.

Marketing