Tifozët e Juves dëshirojnë Ronaldon kapiten?

Futbollisti i Juventus, Cristiano Ronaldo, është bërë cak i një kërkese interesante nga tifozët “Bianconeri”.

Marketing

Pas humbjes nga Fiorentina, ndeshje të cilën Juventus e humbi me rezultat 0 – 3, tifozët dhe analistët në Itali po flasin për faktorët të cilët ndikuan në këtë humbje të thellë.

Juventus humbi ndaj Fiorentinës me rezultatin përfundimtar 0 – 3, në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Sipas “Tuttosport”, tifozët dëshirojnë portugezin si kapitenin e tyre.

“Më Juventin se kurrë. Fjalimi i një kapiteni”, ishin fjalët e tifozëve nëpër mediet sociale.

“Ai i ka të gjitha, autokritikën, vetëdijen dhe përgjegjësinë që duhen të jesh një kapiten i Juventusit”, janë fjalët e tifozëve.

Marketing