Tifozët e Man United sulmojnë Paul Pogba

Paul Pogba është kritikuar ashpër nga tifozët e Manchester United pasi gabimi i tij nisi aksionin e golit të barazimit të Wolves në Old Trafford.

Marketing

Pogba tentoi të bënte një kthesë ambicioze në mes të fushës në vend që të luante me një pasim të thjeshtë.

Si pasojë Wolves kishte mundësinë të sulmonte United derisa gjeti rrugën drejt rrjetës.

Topi është luajtur nga Joao Mourtinho, me Pogba që shihet duke ecur dhe i jep shumë hapësirë mesfushorit portugez.

Ylli i Wolves nuk bëri gabime teksa lëshoi një goditje fantastike drejt portës së De Gea-s nga hyrja e zonës.

Dhe tifozët e United reaguan menjëherë duke sulmuar talentin francez.

Një tifoz tha: “Pogba humbi topin kur mund të kishte pasuar. Shumë e bezdisshme.”

Një tjetër pyet: “Pse nuk mund të luash thjeshtë një herë në jetën tënde?”

Marketing