Tifozët e PSG sulmojnë Neymar: Turpëroi klubin

“Shpagimi do të jetë i gjatë, shumë i gjatë”. Mbyllet kështu komunikata e Collectif Ultras Paris, grupi më i nxehtë i tifozerisë së Psg, që kanë shfaqur gjithë pakënaqësinë e tyre për cështjen Neymar. Braziliani, pas një telenovele të gjatë, në fund qendroi në Francë e shpejt do të kthehet në fushë. Por duhet të lodhet shumë për tu falur nga publiku i Parc de Prince.

Marketing

“Në futboll, Neymar është një nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij – shkruhet në komunikatën e tifozëve -. Por për ne kjo është larg nga të qenit aspekti më i rëndësishëm sot. Ajo për të cilën e fajësojmë është mungesa e respektit që ka treguar për klubin tonë disa herë, e madje ndonjëherë edhe e ka turpëruar. Se ka studiuar një strategji komunikimi katastrofik për të shkuar tek Barcellona, një nga rivalët tanë kryesorë europiane, duke i treguar stafit të tij cdo mendim”.
“Në një moment në të cilin nuk është bërë asnjë deklaratë publike nga ana e tij, për të mos folur për ndjesën që nuk e ka bërë, jemi kuptueshëm skeptikë ta shohim të luajë një tjetër sezon me fanellën tonë. Për këtë motiv, ftojmë të gjithë tifozët parisienë që janë ndjerë të tronditur, në një moment apo në një tjetër, ti tregojmë sot se nuk ka më të drejtë të gabojë e se rruga e shpagimit do të jetë e gjatë… shumë e gjatë”.

Marketing