Tifozët hynë në fushë gjatë ndeshjes Shkëndija-Shkupi, paditen nga policia!

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzime penale kundër tifozëve të cilët sot kanë hyrë në terrenin sportiv në Tetovë, gjatë ndeshjes së futbollit, Shkëndija – Shkupi.

Marketing

Me hyrjen e tyre, kanë shkelur masat anti-Covid, kanë njoftuar nga SPB Tetovë.

“Zyrtarë policor kanë ndërmarrë masa përkatëse dhe janë siguruar kushte që ndeshja të përfundojë në mënyrë të rregullt, kurse kundër shkelësve do të përgatiten shkresa përkatëse”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Marketing