Tifozët kthehen në stadiume edhe në këtë shtet

Në stadiumet e Ligës së Parë në Kroaci, do të rikthehet publiku.

Marketing

Lajmin e konfirmoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik në Kroaci, Krunosllav Capak.

“Nga 12 ose 14 qershor, tifozeria ose publiku do të rikthehet në eventet sportive, në ambientet e hapura. Natyrishte gjith kjo në përputhshmëri me rekomandimet mjekësore, të cilët duhet të respektohen,” ka thënë mes tjerash Capak.

Ndeshjet e Kupës dhe javës së 27 -të në futbollin kroat u zhvilluan pa publik, ndërsa me rekomandimet e reja publiku do të jetë prezent në javën e 28-të të Ligës së Parë.

Marketing