Tifozëve të Milanit nuk do t’iu pëlqejë deklarata e fundit nga Bonucci

Leonardo Bonucci ka kompletuar një nga rikthimet me sensacionale që ka parë futbolli viteve fundit.

Marketing

31 vjeçari pas një viti qëndrim te Milan, është rikthyer te Juventusi, te skuadra që fitoi gjithë trofetë në aspektin ekipor.

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, është parë shumë i lumtur për rikthimin te Juventus, dhe këtë e ka treguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se çdo udhëtim përfundon me rikthim në shtëpi, dhe se dëshirën për t’u rikthyer do ta demonstroj me punë në fushë.

https://twitter.com/twitter/statuses/1024945941210689537