Tifozi anglez i mahnitur me mikpritjen e Kosovës: I dëshpëruar që nuk do të jem në Prishtinë

Kosova është duke u përgatitur në maksimum që t’i presë futbollistët e Anglisë në mënyrën më të mirë të mundshme në Prishtinë.

Marketing

Pas ndeshjs me Republikën çeke të enjten, Kosova përballet me Anglinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në qytetin e Prsihtinës janë duke u shfaqur banerë të ndryshëm në shenjë mikëpritje për futbollistët anglezë, të cilët kanë qenë në cak të abuzimeve racore në ndeshjet e fundit.

Së fundmi një fotografi që është duke qarkulluar në internet, shihet mbishkrimi: “Mirësevini vëllezër”, fotografi e cila është shkrepur diku në kryeqytet.

Për këtë ka reaguar edhe një qytetar anglez, i cili është shprehur i dëshpëruar që nuk do të vie në Prishtinë.
“I dëshpëruar që nuk do të jem atje sepse Kosova shpejt është duke u bërë njëra prej vendeve të preferuara të mia”, shkroi tifozi anglez me emrin James Robbins në ‘Twitter’.

Marketing