Tigri ishte dhe mbeti mburojë e UÇK-së

Në qendër të fshatit Vaksincë, tek sheshi i varrezave më 25 maj do mblidhen qytetarë dhe politikanë nga të gjitha anët për të përkujtuar dëshmorin e kombit, komandantin legjendar Fadil Nimani-Tigrin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Nimani ishte i lindur ne Gerkoc, komuna e Gjakovës. Ai ishte kyçur shumë herët në celulat e para të UÇK-së, në Prekaz dhe Glloxhan.

Me 20 prill të vitit 1998 kishte filluar lufta e pare frontale me forcat e Ushtrisë Jugosllave, Nimani ishte plagosur rëndë në kokë në betejën e Gergocit ku gjithashtu plagosen edhe 5 familjarët e tij.

Numani kishte qenë bashkëluftëtar i Haradinajve në rajonin e rrafshit të Dukagjinit dhe njëri ndër të parët i cili kundërshtoi transformimin e UÇK-së në TMK.

Kishte ndihmuar të gjitha luftërat të cilat u zhvilluan në mileniumin e fundit në të cilat edhe se bashku me pjesëtarët e familjes së tij kishte qenë direkt në teatrin e luftimeve.

Me 9 mars të vitit 2001 nga Malina vendoset në Likovë për të ndihmuar luftën kundër ushtrisë Maqedonase, ndërsa me 24 maj në kohën e luftimeve shumë të ashpra në Vaksincë, Tigri goditet rëndë dhe vdes.

Më 24 maj do të kujtohet komandant Tigri, njeriu që i dha luftës kuptim me strategjinë e tij dhe që ishte vërtet një mburojë e UÇK-së.