TIKA dhe komuna e Pllasnicës nënshkruan bashkëpunim për Projektin për qendër shëndetësore

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe komuna e Pllasnicës kanë nënshkruar protokoll për bashkëpunim për Projektin për qendër shëndetësore, e planifikuar të ndërtohet nga ana e TIKA-s në këtë komunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kryetari i komunës së Pllasnicës Alija Jaoski, deputeti në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ismail Jaoski, koordinatori i Institutit “Ynus Emre” në Shkup, Serhat Kula dhe shumë banorë të komunës.

Protokollin për bashkëpunim për Projektin për qendër shëndetësore në komunë e nënshkruan kryetari i komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski dhe koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt.

Në një deklaratë për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori Sekizkök tha se përcjell përshëndetjet dhe urimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, të ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşolulu dhe qytetarëve të Turqisë.

Duke shprehur mirënjohje për banorët e Pllasnicës për përpjekjet e mëdha për të ringjallur kulturën turke, ndërgjegjësimin dhe fenë islame në këtë zonë, ambasadori Sekizkök tha se prioritet i Turqisë është që qytetarët në këto zona të jetojnë në paqe dhe qetësi.

“Qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet tuaja të jetesës në çdo fushë. Në këtë drejtim, mund të jeni të sigurt se ashtu si sot dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me mbështetjen. Turqia do të jetë gjithmonë me ju në të gjitha rrethanat”, tha ambasadori Sekizkök.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, tha se është nder dhe kënaqësi e madhe që si institucion TIKA ka zbatuar projekte të ndryshme në Maqedoninë e Veriut për shumë vite, përfshirë projektet e ndërtimit të komunës në Pllasnicë dhe shkollat ​​”Mustafa Kemal Ataturk” dhe” Yunus Emre”, që janë rikonstruktuar dhe pajisur nga TIKA.

Duke iu referuar projektit të fidanëve për arra për familjet në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e projektit të kultivimin e arrave, Ömer Söğüt tha se sot u shpërndanë 10,240 fidanë arre në gjithsej 308 familje, të cilat janë të rëndësishme për ngritjen e standardit të jetesës së popullatës.

“Në zonat e Dollnenit, Pllasnicës dhe Kërçovës, përveç shpërndarjes së fidanëve për arra në kuadër të projektit për kultivimin e arrave, janë përgatitur udhëzues vizualë dhe shërbime këshilluese profesionale, të cilat shpresojmë të kenë rendimente të larta”, tha koordinatori i TIKA-s në Shkup.

Duke theksuar se sot u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi për Projektin e qendrës shëndetësore në komunën e Pllasnicës, Söğüt tha se ky projekt do të ketë rëndësi të madhe, veçanërisht në këtë periudhë kur po përballemi me pandemi.

Kryetari i Komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski, shprehu mirënjohjen e tij për TIKA-n, e cila në periudhën e kaluar ka bërë përpjekje për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Pllasnicës.

“Tani para nesh dëshirojë t’ju informoj se kemi realizimin e një projekti të madh në ndërtimin e një ambulance shëndetësore që do të pajiset me pajisje moderne për shërbimet shëndetësore të qytetarëve tanë”, tha kryetari Jaoski.

Kryetari i komunës së Pllasnicës po ashtu në fjalimin e tij adresoi falënderim të madh, siç tha, “deri te lideri ynë botëror presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”.

Marketing