TIMONIE: Bëni reforma këto tre muaj

Ambasadori i Francës, Kristijna Timonie ka porositur vendin që muajve në vijim, të angazhohet maksimalisht për zbatimin e tërësishëm të axhendës reformuese, duke vënë theks të veçantë në ligjin e PSP-s. timoni, duke i’u përgjigjru pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference në Shkup, të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer. Ai tha se janë zbatuar reforma të caktuara dhe mbeten edhe reforma të tjera që duhet të zbatohen dhe bilansi tashmë është bërë. Sipas tij, Franca mbështet vendin në këtë rrugë, megjithatë puna e vërtetë duhet të bëhet këtu, me mobilizim të tërësishëm të gjithë shoqërisë.

Kristian Timonie, Ambasador i Francës

“Duhet të jemi të qartë, Franca e mbështet Maqedoninë e Veriut, Fransoa Lafon është ekspert i cili ndihmon në atë rrugë dhe punon në kabinetin e zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani. Vijon punë me të vërtetë thelbësore që vendi të përgatitet që të zhvillon negociatat, që nënktuptojnë hapa të brendshëm që duhet të ndërmirre. E di se atë e presin të gjithë dhe shpesh jemi kthyer në Bruksel dhe kemi biseduar për reformat e brendshme që duhet të zbatohen. Nuk duhet që barra e përgjighshme për reformat të bie mbi Brukseli”.

I pyetur se a është ligji për PSP-në kusht për marrjen e dritës jeshile edhe nga Franca, ai tha se bëhet fjalë për temë të rëndësishme për më shumë vende anëtare të BE-së, sepse ajo, siç ka theksuar ambasadori, është dëshmi për sundim të së drejtës.

Kristian Timonie, Ambasador i Francës

“Ne ju mbështesim në atë rrugë. Momentalisht nuk mund të jap datë të saktë, por dëshiroj që ta dini se ne jemi me ju. Momentalisht vendet-anëtare bisedojnë mes vete dhe ndjekin gjithçka që po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, në këtë drejtim dua të theksoj veçanërisht bashkëpunimin mes Francës dhe Gjermanisë, por edhe zhvillimin e gjendjes në tërë rajonin në kuadër të strategjisë që ka publikuar presidenti ynë”.

Ai ka shtuar se javën e kaluar janë intensifikuar kontaktet mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht konsultimet që janë mbajtur në presidencën e Francës, sekretariatin francez për çështje evropiane, senatin dhe kuvendin francez.

evn