Timonie: Franca ende nuk ka sjellë vendim për datë për negociata

Ambasadori francez, Kristian Timonie thotë se vendi i tij ende nuk ka sjellë vendim lidhur me çështjen për marrjen e datës për negociata të Maqedonisë së veriut për anëtarësim në BE dhe më pas thekson se Franca është në anën tonë në atë rrugë.

Marketing

“Nuk e di sa do të zgjatë rruga dhe ajo aspak nuk është e thjeshtë, por jemi të përcaktuar të ndihmojmë, vetëm duhet të konstatojmë cili është bilanci nga agjendat reformuese. Por qëndrimi francez ende nuk është sjellë për atë temë”, thotë Timonie në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë.

Në pyetjen nëse Maqedonia dhe Shqipëria janë pengje të dëshirës së presidentit francez, Emanuel Makron për reformim të BE-së, Timonie thotë se duhet të shihet konteksti, në të cilin ka folur Makron. Ky, thotë ambasadori francez, ishte moment i vështirë, i cili për fat të mirë është tejkaluar me emërimin e personave të rinj të BE-së.

Sipas tij, Makron ka ide ta bëjë Evropën me të vërtetë funksionale, dhe të aftë t’u përgjigjet sfidave të reja botërore të cilat janë gjithnjë e më të shumta dhe më të ndërlikuara.

Ai e hedh poshtë vërejtjen se Franca është frenuese e eurointegrimeve të Maqedonisë dhe paralajmëron se në tetor kjo çështje do të hapet.

“Do t’i hapim bisedimet me partnerët tanë dhe vendet e tjera anëtare në tetor lidhur me konkludimet e qershorit. Dhe ato konkludime nuk çojnë drejt hapjes së atyre bisedimeve për vlerësim të raportit të Komisionit në atë kohë. Nuk mund t’ju them çfarë do të jenë ato konkludime sepse për atë do të bisedohet mes të gjitha shteteve anëtare. Këtu e kemi çështjen për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe sipas të gjitha gjasave do të zhvillohen bisedime të cilat do të mundësojnë të merren parasysh edhe përparimet, në vende të ndryshme. Përparime të cilat tek disa vende janë shqetësuese, ndërsa tek disa janë pozitive, e më pas shtetet anëtare do të bisedojnë nëse ka ardhur momenti për hapje të negociatave.

Ambasadori francez thekson se Franca është në anën e Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike, por nuk mund të thotë sa do të zgjasë ajo, duke cekur se ajo nuk është aspak e thjeshtë, por janë të vendosur të ndihmojnë dhe ta lehtësojnë.

Për atë nëse Franca do të votojë për vendin t’i fillojë negociatat, Timonie thotë se kjo varet nga vlerësimi që do të bëhet nga autoritetet në Paris varësisht nga agjendat që janë reflektuar.