Timonie: Ndërkombëtarët kërkojnë zbardhjen e rastit “Zhvatja” (Video)

Faktorët ndërkombëtar dhe partnerët e mëdhenj të vendit kërkojnë zbardhje sa më të shpejtë të ratit “zhvatja”. Kështu ka thënë për gazetën “Veçer”, ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie. Ai tha se ky rast duhet të zhvillohet pavarësisht asaj se ku dhe deri të kush do të çoj hetimi. Ai ka thënë se në lidhje me këtë rast publikohen shumë gjëra, nuk dihet se çka është e vërtetë dhe çka jo, por sipas tij, ekzistojnë kornizë juridike e cila duhet të shfrytëzohet që të zbardhen të gjitha këto dhe nuk është e mundur që të fshihen gjërat. Ai ka bërë thirrje që të respketohet prezumimi i pafajësisë.

Marketing

Kristijan Timonie

“Ka kërkesë të fortë që të zbardhet kjo nga ana e qytetarëve, por edhe nga ana e faktorëve ndërkombëtar, veçanërisht partnerët më të mëdhenj dhe kryesor të vendit dhe në atë aspekt flet gjithçka deklarata e kolegës sime amerikane”

Timonie ka deklaruar se është e domosdoshme të dëshmohet se funksionojnë institucionet dhe vlerëson se ka kohë që ajo të arrihet deri në tetor, kur vendet anëtare duhet të vendosin për dhënien e datës së negociatave për anëtarësimin e vendit në NATO, pasi në të kundërtën duhet të përballen pasojat. Ambasadori francez tha se ka një list të çështjeve për të cilat vendi duhet të tregoj rezultate, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës.

Kristijan Timonie

“E keni çështjen e lirisë së mediave, ndërsa me këtë është e ndërlidhur çështja për atë televizion i cili u themelua nën rrethana të dyshimta. E keni çështjen lidhur me korrupcionin, çështjen e gjyqësorit i cili gjithashtu është në listë, çështjen e ndarjes së shtetit nga partitë politike. Të gjitha këto çështje fugurojnë në listën e detyrimeve dhe janë të përfshira në këtë aferë (“zhvatja”) dhe nuk mund të ju tregoj më shumë. A do të mundet e gjithë kjo të zgjidhet deri në tetor edhe atë me transparencë të plotë nuk e di, por sërish do të mund të shohim se si autoritetet kanë menaxhuar këtë krizë dhe si janë përdorur të gjitha resurset që të zgjidhet e njëjta”.

Në lidhje me rastin “zhvatja” ka komentuar edhe ambasadorja e ShBA-së në vend. Kejt Berns, e cila gjatë një paraqitjeje televizive deklaroi që mbështesin hetim thelbësor të shpejtë dhe transparent në të gjitha rastet për të cilat ka pretendime për korrupsion dhe keqpërdorim të funksionit. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga të gjithë përfaqësuesit qeveritar dhe të garantoj se pavarësisht nivelit të funksionit, qytetarët duhet të kenë besim në institucionet qeveritare./SHENJA/

Marketing