Timonie për Different: Askush nuk e vë në dyshim vullnetin e ndryshimeve të thella në Maqedoni

Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie në një intervistë për emisionin “Different” që transmetohet në ZhurnalTv dhe Agjencin e Lajmeve Zhurnal.mk, duke folur për Qeverinë Reformatore të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se askush nuk e vë në dyshim vullnetin e ndryshimeve të thella në Maqedoni.

Marketing

“E tërë Europa, ishte e ndjeshme ndaj valës së reformave të shpallura dhe nxitura, si dhe entuziazmit, të cilën e kishte sjellur ekipi qeverisës, i cili ka ditur se si t`ia shpjerë dhe prezantojë institucioneve të Brukselit këto informata, pra shteteve anëtare të BE-së. Pra, askush nuk e vë në dyshim vullnetin e ndryshimeve të thella, të cilat udhëheqeshin dhe po udhëhiqen nga kjo qeveri, e më pas,natyrisht ka, andaj kjo është politikë, pra ka nevojë për ti shëndrruar fjalët dhe synimet në vepra”, thotë ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie në intervistë për emisionin “Different”.

Sipas tij, kjo megjithatë kërkon kohë, koha është lënda e parë e politikës, por duhet poashtu edhe një ndryshim të mentalitetit dhe intelektit (trurit), e kjo është shumë më e komplikuar.

“Ushtrimi i pushtetit është i përcjellur me kompromise, në zgjedhje dhe parimet e larta janë prova e realitetit, pra besoj që të gjithë duhet ta kuptojnë këtë, e posaçërisht ne të parë. Ajo që është shumë e rëndësishme është se prirja për ndryshime të thella është këtu, që mund të jenë ndryshime legjislative, por jo vetëm, sepse kjo është edhe njëra prej vështirësive që e kemi pasur në vendet e Ballkanit, që kanë hyrë në BE, që shumë shpesh e edhe në Bruksel, kemi shikuar nëse tekstet janë votuar apo jo, e që votimi i tyre ngandonjëherë është i vështirë, por ia dalim mbanë në fund. Përkundër kësaj, ndryshimet në terren janë një gjë krejtësisht tjetër, sepse një shoqëri e caktuar në një moment të dhënë ka vështirësi, edhe pse ajo dëshiron të ndryshojë për të kaluar në një model të ri, sepse ka interesa të ndryshme, por ka edhe qendra të fuqive që nuk janë shpesh të dukshme, por që janë reale, që kanë para dhe ndikim”, nënvizon Timonie.