Timonie: Sundimi i drejtësisë, bazë për fillim të negociatave

Maqedonia e Veriut realizoi progres të madh sidomos nga viti 2016 e këtej. Megjithatë, gjithmonë nga ana jonë ishte qartë e ditur se progresi i vërtetë mund të shihet përmes kritereve të sundimit të drejtësisë dhe se ai do të paraqet bazë për fillim të negociatave, thotë në intervistën për MIA-n ambasadori francez në vend Kristian Timonie.

Marketing

Ai në intervistë përqendrohet në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor që e publikoi dje Franca pas samitit joformal për Ballkanin Perëndimor në Berlin, që e organizuan presidenti francez Fransoa Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Timonie thotë se Strategjia e vërteton përkushtimin e Francës në nivelin më të lartë për mbështetje të rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për rrethin e parë të zgjedhjeve thotë se kanë kaluar në frymë demokratike, ndërsa në lidhje me rrethin e dytë u bën thirrje qytetarëve të dalin në votim dhe se për ata, siç thotë Timonie për MIA-n, kjo “do të paraqet inkurajim të madh që t’ju ndihmojmë në rrugën tuaj evropiane”.
“Franca doli me Strategji për Ballkanin Perëndimor? Çka është risi, gjegjësisht mesazh kyç, që do t’i prek vendet e Ballkanit Perëndimor?”

Kjo Strategji e konfirmon përkushtimin tonë në nivel më të lartë për mbështetje në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo bazohet ndaj pritjeve të njerëzve të cilët jetojnë në këtë rajon për të parë avancim real në sferën e reformave dhe qeverisjes së të drejtës. Por kjo bazohet edhe ndaj pritjeve tona për të parë se avancimi po materializohet dhe konkretisht konfirmohet në praktikë. Mbështetja për reformën e sistemit juridik dhe në përgjithësi për implementimin e standardeve evropiane në sferën e administratës do të paraqesë kontribut konkret ndaj rrugës tuaj evropiane.

Sferat janë qartë të identifikuara dhe angazhimet tona do të paraqesin mbështetje dhe plotësim të aktiviteteve tani më të realizuara në kuadër të BE-së dhe institucioneve tjera multilaterale. Bëhet fjalë për mobilizim të përpjekjeve tona rreth mundësive konkrete për bashkëpunim që do të mbështetet nga Agjencia franceze për zhvillim. Ajo tani më ka filluar të orientohet në disa drejtime të cilat mund ta përfshijnë sferën e ekologjisë, cilësinë e ajrit dhe mjedisin jetësor.

“Maqedonia është lavdëruar për avancimin veçanërisht që e ka zgjidhur kontestin shumëvjeçar me Greqinë dhe është vlerësuar si pika e vetme ndriçuese e Ballkanit. A do të ketë efekt avancimi në fillimin e negociatave me BE-në?”

I përshëndesim përpjekjet që janë për shembull ku bëhet fjalë për procesin e pajtimit dhe të cilat janë zbatuar me tërë guximin dhe vendosmërinë e nevojshme nga ana e autoriteteve në vend, veçanërisht nga viti 2016 e këtej. Ato përpjekje duhet të vazhdojnë edhe më tej. Në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut dhe tërë rajoni do ta marrin vendin e premtuar në kuadër të një konstruksioni të ripërtërirë evropian, për çka Franca veçanërisht angazhohet. Megjithatë, çdoherë nga ana jonë është thënë qartë se avancimi real mund të shihet përmes kritereve të qeverisjes së të drejtës dhe se ai do të paraqesë bazë për fillimin e negociatave.

“Si e vlerësoni rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe cilat janë pritjet tuaja për rrethin e dytë?”
Rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi qetë, me tre kandidatë të cilët demonstruan cilësi të madhe dhe të gjithë të tre e treguan vullnetin e tyre për avancimin e qeverisjes së të drejtës dhe konsolidimin e shtetit. Presim edhe qytetarët të japin kontributin e tyre ndaj këtij konsolidimi dhe të votojnë edhe në rrethin e dytë, gjegjësisht të tregojnë se kanë marrë pjesë në votim.

Për ne kjo do të paraqet inkurajim të madh për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj evropiane. Shtetësia është bazë e vlerave në Evropë, gjithkund ku keni aspirata për të dalë. Një mesazh të tillë presim të na arrijë në Paris, por pritet edhe në kryeqytetet tjera.

Marketing