“Tingujt e Çarshisë”-Ganiu: Promovuesi më i mirë i vlerave që posedojmë, por edhe i bashkëjetesës për ardhmërinë e shëndoshë të vendit tonë

Shkupi me atmosferë të zjarrtë po përjeton emocionet që po transmeton manifestimi kulturor “Tingujt e Çarshisë” për të 13-tën herë me rradhë! Spektakël të vërtetë krijuan yjet e estradës sonë muzikore Dafina Zeqiri, Yll Limani, Lumi B, Tamara Todevska dhe DJ Elektron. Gjatë fjalimit të tij, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Tingujt e Çarshisë janë promovuesi më i mirë i vlerave që posedojmë, por edhe i bashkëjetesës për ardhmërinë e shëndoshë të vendit tonë. Për këtë arsye, bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, drejtoreshën e Qendrës Informative Kulturore znj. Sermine Purrini dhe shumë sponzorë të vendit në vazhdimësi po përkujdesemi për organizimin e tij që në sheshet tona tingujt e muzikës së bukur dhe kryeveprat e kulturës të na gjallërojnë shpirtin e të na bashkojnë rreth së bukurës”.

Marketing
Marketing