“Tingujt e Çarshisë” për të 12-ën herë në Shkup

Në pjesën e vjetër të Qytetit të Shkupit në Çarshinë e Vjetër sot dhe nesër do të mbahet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, qëllimi i të cilit është që tashmë disa vite përmes koncerteve nga të gjitha zhanret, performancat, shfaqje folklorike, poezi, koloni arti dhe prezantim i zanateve të vjetra, çarshia të mbijetojë në frymën e traditës si përkujtues kulturor dhe shpirtëror i qytetit dhe të kthehet fryma e zanateve.

Marketing

“Tingujt e Çarshisë” është manifestim multimedial dhe multikulturor që këtë vit po mbahet për të 12-ën herë dhe ka për qëllim të përkujtojë traditën e harruar, të frymojë disa vende të Shkupit dhe të kontribuojë në aktivitet e vazhdueshme të Qytetit të Shkupit dhe Qendrës Informative Kulturore -Shkup në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Në kuadër të manifestimit sonte në “Librarinë e Çarshisë” është paraparë takim letrar me titull “Trokas në derën e poetit”.

Në platonë para Universitetit të Shtulit, me koncert të kitarës klasike do të performojë “Duo Bojkovski”, ndërsa në orën 20 është koncerti i Emin Salihut dhe i zërit të jashtëzakonshëm të Donika Domazetit, e cila me shumë dashuri dhe vullnet performon muzikë të vjetër qytetare në latino, xhez dhe suing ritëm.

Në sheshin Skënderbeu koncert do të mbajnë “Oksigjen bend”, si dhe këngëtarët Linda Hakaj, Rina dhe Saranda dhe Nexhat dhe Valon Suma.

Nesër, në sheshin Skënderbeu performancë do të ketë digjej Gambllemania, ndërsa do të performojnë edhe Fatjon Miftari dhe Ardian Bakalli, Alban Skenderaj, Getoar Selimi (Ghetto Geasy) dhe Marshall Xhangll.

Viteve të kaluara në këtë manifestim kanë marrë pjesë shumë emra të njohur. Përveç emrave të njohura ky manifestim u jep hapësirë edhe emrave të rinj që pikërisht në këtë manifestim ta fillojnë karrierën e tyre.

Marketing