Tirana deklarohet për referendumin për emrin

Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe për Evropë Ditmir Bushati, në intervistën e tij tek gazeta “Panorama” tha se dëshiron referendum të suksesshëm më 30 shtator me çka, sipas Bushatit, është “mundësi për zhvillimin e vendit”.

Marketing

Ai theksoi se Shqipëria e ka përkrahur dialogun mes Athinës dhe Shkupit, dhe në të njëjtën kohë ka nxitur kohezion të faktorit politik shqiptar që të jetë protagonist tek ndryshimet transformative që i “mundësojnë Shkupit të përparojë në procesin e anëtarësimit në strukturat euro-atlantike”.

“Dëshirojmë që referendumi i 30 shtatorit qytetarët ta përkrahin pikërisht fillimin e procesit të paqes. Maqedonia para saj ka mundësi që nuk kthehet. Në këtë proces, roli i shqiptarëve është vendimtar. Stabiliteti demokratik, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO është në interes të shqiptarëve. Plotësimi i obligimeve që dalin nga ky proces është e rëndësisë së veçantë për vet Ballkanin Perëndimor, duke transformuar më shumë hapësirë sigurie”, konsideron Ditmir Bushati.

Në konstatimin e gazetarit se para dy viteve Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i kritikuar për shkak të ndërhyrjes në punët e brendshme të Maqedonisë, që kur nxiti shpalljen e platformës shqiptare, Ditmir Bushati u përgjigj tha se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, Qeveria e Kryeministrit Rama nuk ka lejuar që të ndërhyjë tek punë e brendshme të fqinjëve.

“Parimisht kemi trajtuar ndodhitë dramatike në Shkup, përkeqësimi i standardeve demokratike dhe tendeca gjatë viteve të kaluara, që të tregohen shqiptarët si faktor destruktiv dhe islamistë radikal. Gjithmonë kemi qenë të interesuar për stabilitetin demokratik dhe zhvillimin e fqinjëve tanë në ditët e tyre më të vështira”, përgjigjet Bushati duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për përforcimin e kohezionit politik dhe social të shqiptarëve, si garanci themelore për shtet evropian.

“Për Qeverinë e Zaevit, janë ndërmarrë disa hapa drejt planit bilateral që më parë as që mundej të mendohej diçka e tillë. Tashmë ekziston mekanizëm për takime të përbashkëta mes dy qeverive, iniciuar në Pogradec, i cili rishikon zhvillimin e marrëdhënieve tona si në planin politik ashtu edhe në raport me perspektivën zhvillimore të përbashkët të etnive ndërkufitare dhe më gjerë” thotë Bushati.
Ai thotë se e gëzon fakti që është përmirësuar klime ndëretnike, edhe pse ekziston nevoja për zbatimin e konceptit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy bashkësi kryesore në shtet.

“Kuptohet, rolin kryesor në zhvillimin e statusit e kanë partitë politike shqiptarë dhe vet shqiptarët. Por, konsiderojmë se zhvillimi i statusit të shqiptarëve është çështje prioritare të interesit kombëtar. Kështu, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për respektimin e të drejtave dhe identitetit të shqiptarëve atje”, thotë shefi i diplomacisë së Shqipërisë Ditmir Bushati.

Marketing