Tiranë, 12 të arrestuar që drejtonin automjetin të dehur

Shpejtësia mbi normat e lejuara që varionte deri në 190 km në orë, gara të rrezikshme në rrugë dhe alkool gjatë drejtimit të automjetit, ishin shkeljet të cilat i ka hasur policia e Tiranës në këtë fundjavë.

Marketing

Nga kontrollet e alternuara si në zonat urbane dhe ato interurbane të Tiranës janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 13 persona, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Siguria në rrugë, mbetet sfida jonë, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit”, thuhet në një njoftim të Policisë.