Tiranë, ndalohet punonjësi i policisë dhe një 44-vjeçar turk

Një punonjës policie dhe një shtetas turk u ndaluan mbrëmjen e sotme (21 shtator) në Tiranë.

Marketing

Arrestimi u bë nga SHÇBA dhe akuzohen për korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshem dhe shpërdorim dëtyre.

Të ndaluarit jane:

– Gazmir Dega, punonjes policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë
– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Më herët, në kuader të këtij operacioni është arrestuar në flagrance një kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Hetimet për ketë rast po vazhdojnë.

Marketing