Tiranë, të shtëna me armë pas një konflikti mes dy personave

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Vath Koreshi” në kryeqytet.

Marketing

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, ku njëri prej tyre ka shtënë në ajër.

“Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja”.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar.Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Marketing