Në pjesën e pasdites të seancë së sotme të lëndës së PSP-së “Titanik 2” që i dedikohet parregullsive zgjedhore te zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kanë dëshmuar ish anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi dhe kryetari i Komisionit komunal zgjedhor të Strumicës, Vasil Kërstev.

Jakupi i cili atë kohë ka qenë nënkryetar i KSHZ-së, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores së PSP-së Fatime Fetai tha se ka votuar kundër ankesës së VMRO-DPMNE-së për vendvotimin me numër 1727 në komunën e Strumicës në zgjedhjet lokale në 2013.

“Në procesverbalin e seancës së KSHZ-së për atë ankesë qëndron se është votuar 4:3”, ka thënë Jakupi.
Madje, i akuzuari Bedredin Ibraimi gjatë kohës së seancës ka thënë se ushtrohet torturë mbi të, ndërsa gjykatësi Ognen Stavrev e pyeti se kush ushtron torturë ndaj tij, nëse e ka për gjyqin.

“Gjykata nuk ju bën asgjë”, ka shtuar Stavrev.
Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik 2”, madje dëshmitarja Violeta Duma është përgjigjur në pyetjen e prokurores së PSP-së Fatime Fetai në lidhje me ankesat e vendvotimit 1727 në komunën e Strumicës për zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Në pyetjen e prokurores Fetai nëse kanë parë se dikush në telefon i është paraqitur Bedredin Ibraimit gjatë seancës së KSHZ-së në të cilën është vendosur sipas ankesës, Duma u përgjigj se i ka telefonuar celulari Bedredinit dhe se ai ka thënë që shefi e kërkon.
Duma shtoi se nuk e ka kuptuar, sepse ka folur në gjuhën shqipe.

Pas bisedës me Bedredinin është kthyer në sallë, pas së cilës është votuar për ankesën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas Dumës, para bisedës Bedredini ka konsideruar se ankesa është e pabazë, përkatësisht nuk ka shkelje, por pastaj ka votuar “pro” si dhe anëtarët e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE-ja. Votimi për ankesën e VMRO-DPMNE-së ka qenë 4:3. “Kundër” votuan Violeta Duma, Boris Kondarko dhe Suphi Jakupi.

Dëshmitari i dytë i PSP-së, Boris Kondarko në lidhje me ankesën për vendvotimin 1727 në komunën e Strumicës tha se nuk mundet të kujtohet në detaje, sepse ka pasur shumë kundërshtime për shkelje të procedurës gjatë votimit.
“Për komunën e Strumicës nuk mund të kujtohem tani nëse kishte katër ose gjashtë kundërshtime”, tha Kondarko.

Në pyetjen e prokurores Fetai nëse i kujtohet se si ka votuar, Kondarko u përgjigj se ka votuar “kundër miratimit të të gjitha kundërshtimeve për Strumicën, sepse ka konsideruar se janë të pabaza dhe se nuk ka dëshmi.

Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.