“TITANIK”: Biseda e përgjuar tregon se VMRO-ja manipulonte zgjedhjet në Qendër

Bisedat e përgjuara për manipulimet zgjedhore në rastin “Titanik” vazhdojnë të shpërfaqin një plan voluminoz të VMRO-DPMNE-së për të fituar zgjedhjet lokale të vitit 2013. Dolën në pah aktivitetet e ish ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila ka qenë ndërmjetëse për të dhënë para për blerje votash. Por u pa se si ish ministri i Transportit, Mile Janakievski ka organizuar madje disa avione për të sjellë votues nga diaspora për votë.

Marketing

Në disa prej bisedave të përgjuara dëgjohet ende për luftën për të marrë kolltukun e kryetarit të Komunës Qendër. Bisedat zbulojnë se VMRO DPMNE-ja ka futur në listë votues që s’kanë lidhje me Komunën Qendër. Kanë sjellë njerëz nga Liqenasi i Shqipërisë, nga Gazi Baba e Kavadari. Për banorët e Liqenasit ka qenë përgjegjëse ish zëvendës ministrja e Drejtësisë, Biljana Boshkovska.

Biljana Boshkovska, “Vetëm në katër vendvotime votojnë këto të Pustecit?

Nikolla Todorov, “Vërtetë në sa vendvotime votojnë ‘votuesit e trafikuar”?

Mile Janakievski, “Nuk janë vetëm 4 vendvotime, por 35. Nuk janë vetëm ato të Pustecit problematik, janë edhe ato të Gazi Babës dhe Kavadarit”

Në biseda dëgjohet dilema e funksionarëve nëse duhet të shfrytëzojnë masivisht banorët e Liqenasit për votë në Qendër, pasi kishin qenë të rrezitur shumë nga dielli, dhe kështu kishte rrezik që t’i njohin në vendvotim se nuk janë nga Qendra. Por megjithatë konsensusi ishte se banorët e Liqenasit flasin edhe maqedonishten shumë mirë, për dallim prej atyre të Kavadarit që vërehen për nga theksi që nuk janë nga Shkupi.

Përveç votuesve të Liqenasit që janë shfrytëzuar për gjithçka dhe gjithkund, në një bisedë të përgjuar dëgjohet ish ministrja e Brendshme, Jankullovska e cila tregon për shumën e parave që u ka ndarë nacionaliteteve të ndryshme për blerje votash, mes tyre edhe shqiptarëve që i quan me fjalën ofenduese “shiptari”.

Gordana Jankullovska, “Kire i dha 1200 euro Snajperit, por ai nuk e ka kuptuar se janë për Dragin. Ti je për serbët ndërsa Risto për shqiptarët.. Ti Snajperit i ke dhënë para për shqiptarët pasi 75 mijë janë për serbët”

Në një bisedë të Mile Janakievskit dëgjohet përsëri se si u janë bërë presion personave të punësuar nga VMRO DPMNE që të gjejnë nga të pakën pesë votues për partinë. Në një rast fltiet për një të punësuar në shtëpi shëndeti të cilës i çon selan nëpërmjet një ndërmjetësi që të gjejë votuesit sa më shpejtë pasi ajo ishte punësuar me ndihmën e partisë. Dëgjohet edhe koordinimi se cilat firma kanë lëshuar para për fushatën e VMRO-së. Gjithë këto biseda u dëgjuan për vetëm 1 orë pasi gjykimi u anulua për 7 nëntor.

/SHENJA/